>
LETERSISHQIP

Zoti Jep Oferta Për Çiftet E Reja

Për çdo rënie
në dashuri
zoti nuk i merr
më çiftit
qera për yjet..
nga takimi parë
e deri në fejesë..
kujdes, ata të vitit të kaluar
nuk përfshihen në ofertë
ata nuk pyetën njeri
bënë në kokë të vetë..
dhe s'mbaron me kaq
për ditën e martesës
dëgjuam vet zotin të thotë
se stolat i siguron ai
edhe hënën të plotë.