>
LETERSISHQIP

Pse Njerëzit Gënjejnë

Njeriu mësoi të gënjej
Kur shpiku zjarrin..
Ai s'mund t'ja tregonte
Kujtdo vendin
Ku e linte shkrepsen.
Dhe ngeli kjo veti
Deri në ditët tona,
Kurrë s'u pranua hapur
Mbajtur larg nga shkolla.
E kështu njerëzit
Krejt në harmoni
Vazhdojnë e gënjejnë,
Gënjejnë
Sepse mungon
Probabiliteti i barazisë..
Shumë rallë ndodh
Që e bëjnë për hobi,
Apo për inat të perëndisë.