Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!

Filozofi Se Ka Më Qetësinë E Dikurshme

Me shpikjen e mausit
filozofi e ka humbur
qetësinë e dikurshme...
kënaqësit e kohës së lart
udhëtime, njerëz, lumenjë
pemë e lule muret pikturuar
gjithçka e qëndisur në ar
një dorëshkrim të Niçes
nën xhamin e tavolinës,
kujtim nga rroga e parë...
por tani erdhi tjetër kohë
asgjë nuk është më, me radhë
tani mendimet do duhet ti hedhi
në një hap me turmën
që s'pranon më, të
shkruhet për ushtar.

- poezi nga Adrian Llanaj


- Poezia u dërgua nga Futuro3000 -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  4

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet