>
BIOSHQIP

Adrian Lulgjuraj: Në Eurovizion Do Këndojmë Shqip

11-01-2013
Bledar Sejko & Adrian Lulgjuraj, dyshja që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2013 do të këndojë në gjuhën shqipe, në Malmö të Suedisë. Fituesit në Festivalin e 51-të të Këngës, Beldar Sejko & Adrian Lulgjuraj kanë vendosur ta mbajnë këngën “Identitet” të pandryshuar nga versioni i dëgjuar në Festival. Siç njofton, esctoday, portali i Festivalit Europian, gjatë një interviste në Radio, Sejko dhe Lulgjuraj janë shprehur: “Kënga jonë nuk mund të përcjellë të njëjtin mesazh në një gjuhë tjetër, sepse ajo është kompozuar duke menduar dhe kënduar në gjuhën shqipe. Për këtë arsye kemi vendosur ta mbajmë këngën tonë në gjuhën shqipe dhe jo ta përkthejmë atë në anglisht.” Sipas Bledar Sejkos, autorit të këngës, tashmë ka nisur puna për përgatitjen dhe paraqitjen sa më dinjitoze të Shqipërisë në Eurovizion.
(BalkanWeb)

Adrian Lulgjuraj: Në Eurovizion Do Këndojmë Shqip