>
BIOSHQIP

Adrian Lulgjuraj: Ne Dhamë Maksimumin

19-05-2013
“Ekipi shqiptar i Eurovizionit dha maksimumin që meritonte gjithë kombi ynë. Energjia, pasioni dhe gjithë emocioni i dhënë në ato 3 minuta që dolën nga ne, nuk ishin të mjaftueshme për t’u kualifikuar në natën finale”.

Ky ishte statusi i postuar në rrjetin social “Facebook”, nga njëri prej këngëtarëve që përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës, që sivjet na la jashtë finales, Adrian Lulgjura.

“Nuk dua t’u futem detajeve se pse ndodhi kjo gjë, por është një çështje që s’na takon ne artistëve. Por ju siguroj, jemi shumë krenarë me suportin që na keni dhënë. Në emrin tim dhe të gjithë ekipit, dua t’ju falënderoj. Po ashtu dua të falënderoj shumë kolegët dhe miqtë tanë, që pa rezerva na dhanë kurajë, para, gjatë dhe pas performancës, në krye me Elton Dedën”.

Lulgjuraj po ashtu ka falënderuar edhe në gjuhën angleze, duke dashur kështu të falënderoj edhe fansat e huaj, duke thënë se kjo këngë, pra kënga “Identitet” nuk bëri histori në Eurovision.



Përkrahje për të dy rokerët kishte dhënë edhe përfaqësuesja e vjetëm e Shqipërisë, Rona Nishliu e cila deri me tani ka arritur që të ngrihet më së larti në këtë garë – në vendin e pestë.

“Në mesin e këngë që arritën të futeshin në finale, padyshim që kishte vend edhe për Shqipërinë”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale për përfaqësuesit e sivjetmë të Shqipërisë.

Përndryshe, sivjet vendet e Ballkanit kanë pasur një dështim total sa i përket pjesëmarrjes në këtë garë, ku asnjëra prej tyre – as Serbia, as Kroacia, as Mali i Zi, as Maqedonia si dhe Shqipëria nuk kanë arritur që të plasohen në finale, të cilën e fitoi mbrëmë përfaqësuesja e Danimarkës.



Përveç kësaj Shqipëria dhe Serbia kanë pasur edhe një përplasje, ku përfaqësuesja e Serbiasë, Marija Sherifovic ka ofenduar gazetarët shqiptarë që ishin me ekipin e RTSH-së atje.

Portali nacionalist serb “Kurir” kishte shkruar se Marija Sherifovic përveç që ishte kapur me gazetarët shqiptarë ajo kishte komentuar edhe për këngën e Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko në Tëitter, “O idiot i shprishur, pse po bërtet”.
(Express)

Adrian Lulgjuraj: Ne Dhamë Maksimumin