>
LETERSISHQIP

Pranvera

Dhe pas dimrit te uritur
do lulezoj e nuk pres me,
do lind femijet e palindur,
kohen pas dua ta le...

Ti bote e vjeter hapma rrugen,
nuk jam qingj pas ty te ri,
me pare e le se e nis punen,
kesaj s'i thone ardhmeri.

Qilim te ri kam per te shtruar
do te mund rebeshe dhe furtune,
boten ngado kam per ta zgjuar,
dhe ariun qe fle gjume...

Ne sofren tuaj do hyj nga dera,
dhe nga dritarja po te mundem,
hapni rrugen, jam pranvere,
e kam vendosur dhe nuk tundem...!