>
BIOSHQIP
Biografia
Aerosmith është një rock-band amerikan, gjithashtu të njohur si "Djemtë e këqinj të Bostonit" dhe si "grupi më i madh Rock'n'Roll i Amerikës". Stili i tyre, i cili është i bazuar tek muzika HardRock-Blues, gjithashtu mund të përfshijë elementë të muzikës Pop dhe Heavy Metal. Ata kane frymëzuar shumë artistë në brezat e mëvonshme të kësaj rryme muzikore. Grupi u formua në Boston në vitin 1970. Kitaristi Joe Perry dhe basisti Tom Hamilton, fillimisht në një grup së bashku të quajtur "Jam band", takuan këngëtarin Steven Tyler, bateristin Joey Kramer dhe kitaristin Ray Tabano dhe formuan "Aerosmith". Në 1971, Tabano u zëvendësua nga Brad Whitford.

Ato firmosën me Columbia Records në vitin 1972, dhe publikuan një varg albumesh ari dhe platini, duke filluar me albumin "Aerosmith" ne vitin 1973 e duke vazhduar në vitin 1974 me albumin "Get Your Wings". Grupi arriti majat me "Toys in the Attic" (1975) dhe "Rocks Tour" (1976). Dy albume të tjera ndoqën në vitet 1977 dhe 1979. 5 albumet e para nga "Aerosmith" janë multi-platin. Gjatë viteve 1970, rreth 20 këngë te tyre hynë në renditjen e Hot 100 Singles. Deri në fund të dekadës, ata ishin ndër grupet më të popullarizuar Hard Rock në botë dhe i qëndruan besnikë fansave të tyre, të njohur si "Ushtria Blue". Por, varësia ndaj drogës dhe konfliktet e brendshme bënë që Perry dhe Whitford të braktisnin "Aerosmith" respektivisht në vitin 1979 dhe 1981. Ata u zëvendësuan nga Jimmy Crespo dhe Rick DUFAY, por Aerosmith nuk arrititën që ti afroheshin sukseseve të tyre të mëparshme.

Perry dhe Whitford u rikthyen në vitn 1984 dhe grupi firmosi me Geffen Records. Pas një turneu rikthimi, grupi regjistroi "Done with Mirrors" (1985), i cili u mirëprit nga kritika, por nuk mund të quhet një sukses përsa i përket pritshmërisë në shitjen e disqeve. Pas bashkëpunimit me grupin rap Run-DMC në vitin 1986 dhe publikimit të albumit multi-platin "Permanent Vacation" (1987), ata rifituan nivelin e popullaritetit që kishin përjetuar në vitet '70. Në fund të viteve 1980 dhe 1990, Aerosmith publikuan disa hite dhe fituan çmime të shumta muzike me albumet multi-platin "Pump" (1989), "Get a Grip" (1993) dhe "Nine Lives" (1997) dhe realizuan turnetë më masive deri më sot. Aerosmith gjithashtu u bënë një fenomen pop me videolipet e tyre. Rikthimi i tyre mbahet si një nga më të suksesshmit në historine e Rock'n'Roll-it. Albume të tjera vijuan në vitet 2001, 2004, dhe 2012. Që nga viti 2001, grupi realizoi turne çdo vit me përjashtim të vitit 2008. Pas 44 vvjetesh, grupi vazhdon të shkojë në turne dhe të thyejë rekorde në muzikë.

Aerosmith është grupi rock amerikan që ka shitur më shumë, mbi 150 milion disqe në të gjithë botën, duke përfshirë mbi 70 milionë albume vetëm në Shtetet e Bashkuara. Me 25 albume ari, 18 albume platini dhe 12 albumet multi-platin, ata mbajnë rekordin për albumet e arit nga një grup amerikan.