>
BIOSHQIP

A është Shkaktare Afërdita Dreshaj Për Ndarjen E Agonit Nga Gruaja?

27-07-2015
Këngëtarja Afërdita Dreshaj, së fundmi ka publikuar bashkëpunimin me Agon Amigas, “Topless”, i cili u komentua për mënyrën e afrimit mes këngëtares dhe reperit. Ata u kritikuan për shkak që në videoklip janë shfaqur pothuajse krejtësisht të zhveshur. Madje disa nga fansat kanë përfolur edhe për një lidhje mes dyshes. E që supozohet të jetë arsyeja e ndarjes së Agon Amigas me gruan e tij, raporton Indeksonline.

Kjo nuk do të ishte aspak habi sidomos nga Afërdita e cila njihet tashmë për aventurat e saj. Disa nga të dashurit e saj të cilët kanë zënë më së shumti hapësirë në mediet rozë kanë qenë Shpat Kasapi dhe Jakub Kindl.

Derisa është përfol edhe për një lidhje tjetër mes Afërditës dhe yllit Hollywoodian, Leonardo DiCaprio, pas disa fotove të cilat kanë qarkulluar nëpër rrjetet sociale ku në një tarracë, këngëtarja është fotografuar në afërsi të Caprios. Këtë lidhje a ka mohuar Afërdita edhe Shpat Kasapi, i cili në atë kohë ishte i dashuri i saj ku më pas u nda nga ajo brenda pak ditëve.

E nuk ka mbaruar me kaq rreth Afërdites, gjithashtu është përfol edhe për një lidhje tjetër mes këngëtares nga Kosova dhe këngëtarit turk Bulent Serttap një njëri kogja në moshë.
Edhe këtë lajm të qarkulluar në media këngëtarja, e pat mohuar ashpër në atë kohë duke thënë që: “është turp të shkruhet një gjë e tillë, Ai mund të jetë gjyshi im”.

Pas gjitha këtyre të thënave ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga këngëtarja, nëse ajo është në lidhje me Amigën ose është dikush tjetër.
(Indeksonline)

A është Shkaktare Afërdita Dreshaj Për Ndarjen E Agonit Nga Gruaja?