TEKSTESHQIP

Aferdita Demaku & Dona Janova
Era E Marsit
Lyrics

Era e marsit fryen
Në djep të kësaj Shqipnie
Mbi kullë e shkrinë borën ngadalë

I fishkëllon një melodie
Ninullë e kangë trimnie
Djepi përkundjen po e ndalë

Vjen si feniks nga qielli
Në kullë, një trim legjendash
Hapin e rëndë ndalon në prag

Buzëqeshjen e lëshojnë djepat
Flasin me gjuhë shqiponjash
N’këtë kullë po t’rriten burrat prapë

Refreni:
Hej, po ku je heu burrë i dheut
Malli na ka marrë
Je shkri n’ zemra e n’ kangë burrërie
Ti o legjendar

Dil e shih një herë lëndinën
Sot kem’ ardhë me t’ pa
E gjithë Kosova po t’përkulet
Nderin me ta ba.

Era e masit fryen
Mbi tokat arbërore
Pranverën po e sjell ngadal

Zjarret po u ndrisnin qiellin
T’ shejtve të kësaj Kosove
E në zemra malli bëhet mal

Eja or komandat
I madh, o trim legjendash
Eja se sot qielli është hapë

Buzëqeshjen t’ falin djepat
Flasin me gjuhë shqiponjash
N’ këtë kullë po t’ rriten burrat prapë

Refreni:
Hej, po ku je heu burrë i dheut
Malli na ka marrë
Je shkri n’ zemra e në kangë burrërie
Ti o legjendar

Dil e shih një herë lëndinën
Sot kem’ ardhë me të pa
E gjithë Kosova po t’ përkulet
Nderin me ta ba.

DËRGOI: