Tema: Poezi Për Natyrën

Molla

Duke u nisur per ne shkolle
me ka endja te ha 1 molle,
por mami me ben senduiq
dhe e din qe une se ha hiq.

Me ler mami te ha mollen
senduiqin e ha pasi te mbaroj oren
por ajo as me degjon
fet e fet,mollen nga dora ma largon.

Une ne liber kam lexuar
kush ha molle mjekun nga shtepia ka larguar,
andaj mami qe t'mos semurem une
te shkojme per molle te gjyshi ne katund.

Ai le t'me mbush shporten molla plot
se ai nga mollet,ka dhembe te shendoshe
te bardh si inxhi,eshte plot energji
gjyshi im i thinjur,eshte si djale i ri.

- poezi nga Aferdita Salihu


- Poezia u dërgua nga Aferdita Salihu -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4 / Votuan:  26