>
LETERSISHQIP

Poleni I Miresise

Merre nje cik pluhur nga poleni i miresise,
ngjyrat e saj mi dhuro si buqete,
do te jemi te lumtur gjer ne fund te pafundesise
po e zbatove mire, pa gabim kete recete.

Do te pres dhe ca, sa t'del syri i pranveres,
thone eshte melhem i mire, per zemren e vrare,
ilaqin po e pres, si klijent ne fund te deres,
nuk e mbyll porten e dashurise, ilaqin pa e marre.

Miresine kur ta gjesh, shtoja dashurise,
mos e humb gjetke, shtrengoje fort ne gji,
mua do me gjesh ne shtegun e lumturise,
po nuk erdhe ti, ate rruge dhe une do braktis.

DËRGOI: