O ngoni shok o ju more vllazni Po ja u knoj o ni kangë n'ujdi Kjo po knohet o për pleq e t'ri Për shqiptar, hajde gurbetxhi
Për shqiptar hajde të Kosovës, Ma lan vendin, shok ma lanë vatanin Se n'Kosovë ishte jetë e vështirë, Mësyn Zagrebin ata për ma mirë
Se n'Zagreb djemtë mor kur kanë mrri, Po u po u bashkojkan shyqyr shpi për shpi Shkojshin rrishin te njani te tjetri Shumë biseda o i bojshin nër veti
Shumë biseda o tuj bisedu, Qysh me mujtë k'ta djem me punu. Me kërkand hiç mos me u ngatrru
Mos u merzitni o mor babë e nanë Atje ish oj adet o i ranë, Fort po u shajkan qenat n'babë e nanë
Jau, babë e nanë shqiptarit me ja sha N'atë vend kryet o e kanë pas lanë Taksirati shok, tha, ish pa kufi I zu belaja oh dy djem t`ri
Zu belaja hajde dy djem t'ri Qat ta Zef prena o u ka pri, prike Zefi hajde me jaran kokan shku me hyp në tramvaj
O n`tramvaj bash numër o 11 Po shkojnë djemtë me nxjerrë ka nji biletë, Kur po kthehen o me u hungj në vend Qateherë t`shkretëve o na u ka ra n'mend Se n'bileta ata kanë gabu Vrap me vrap po shkojnë me ndrru
Kondukteri ish kanë more axhami Hiç për ta qeni s'paska ni Fjala mas fjalë o sa thellë janë hi Fjalë mas fjale, thellë hy kokan kanë Kur ja shajti vllazën babë e nanë Se len shqipja, joo, kurrë pa i ra
Kondukterit o sa rreptë ja ngjiti Tashnën (Çantën) e dorës në tokë ja qiti, Ou ni shkinë kuku të madhe briti Kondukterin o keq ma myti
Joo, bini vllazen hajde të tanë marë, Me hesap o kokan shqiptarë, Thanë po silluan hajde shkelme e grushta Prej gazepit Zefit ju kesh buza
Prej gazepit o Zefit ju kesh buza Po ku je o marka musa, Marka Musa, o mark kallaki Mos qilloj aty far dajaku Mark Kallaku hajde po ban be, Shkon tuj sjell me ni çadër t`re Si me shpatë o rend tu'j pre
Aty ish kanë o shofer o i gat, Qai shofer qen bre koftë marru, Këta shqiptar thojke lemi mu,
Përmes djalit o ja paska ka ngjit, Lamsh në tok o ma paska qit E ja nisi o për me u zgërdhi Ja murr mendja që bani trimni
Ti shofer o mor kofsh o i zi, se në mundi o mor ti m'ke shti Jo s`ke pa o shqiptar me sy.
Jo s`ke pa hala shqiptar me sy, ti përvëlon të zezat mushkri E ma nxurr djali qat allti bre Nxurr alltinë edhe i ka dhanë flakë. T'dekun n`tokë qenin ma ka lanë
Kur na krisi shok allita bam, Çelen rrugë o në katër anë Oj allti oh moj belgi hane, Nam te madh oh n'zagreb na bane Na u ba nami, shok, u ba kiameti Shkrun gazeta, o mar zagrebi
Për dynja jo skam me harrue As për pare nuk patën luftu Nuk luftun djemtë për mendjes t'madhe As mos t'thojmë jo se spatën pare Oh jem shqiptar, nuk vdesim o me marre!
Afrim Muciqi - Kengen E Zagrebit Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.
KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:
Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.
VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?
Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Kengen E Zagrebit".
3. Video është e këngës "Kengen E Zagrebit", por nuk këndohet nga Afrim Muciqi.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.