TEKSTESHQIP

Afrim Muciqi
Pajazit Ahmeti
Lyrics

Ugorolla Pajazit bre djal'e
n'Prizeren rashë o për pazar'e

N'Prizeren rashë o për pazar'e
atë allti djalo pse po e mban'e

Pse ma mban o atë allti'e
Unë qëllova - po thotë - jabanxhi'e

O qëllova - thojke - jabanxhi'e
unë n'këtë shehër o kurrë s'kam hy'e

Kurrë n'këtë shehër vallah s'kam hy'e
ku ta gjej o një myshteri'e

Ku ta gjej o një myshteri'e
sa e kam shëtit lumen allti'e

Ai çaushi një faqezi'e
ia lëshon mbrapa nja tre zaptije⁴

Çfarë kazaje djalë po rrin me shpi'e
Mbi Gilan, mbi katund të ri'e

Pajaziti, një djalë o i ri'e
rreptë po qet o me atë allti'e

Rreptë po qet o me atë allti'e
i la n'kalldrëm ata tre zaptije

I la në kalldrëm ata tre zaptije
yrysh bën n'një dugaj⁵ me hy'e

Yrysh bën n'një dugaj me hy'e
A n'dorë tënde more zotni'e

Dugajxhia ish kanë kanë goran'e
Nuk ka marre Pajazit - ia ban'e

Për një punë që më mbuloi gazepi
të m'qëllojshin fishekët me veti

Të m'qëllojshin fishekët me veti
pat me m'shku o zani te mbreti

Pat me shkue o zani te mbreti
o gajret bani Pajazit Ahmeti