>
LETERSISHQIP

Qyteti Pa Dashuri

Qyteti mbeti pa një Romeo
Askund nuk gjëndet qoftë një Zhulietë
Ku ikën çiftet e dashuruar
Gjithshka beton…pemët pa fletë!?...

Një stol i hedhur në mbeturina
Më tej dëgjoj një ulërimë…
Zgjebosur qentë…macet stërvina
Një vajzë e fishkur merr…petidinë

Deti i pshurrun…traget i ndryshkur
Policë që qelben veç era gjizë
Ikin…veç ikin, kush mbet pa ikur
Nuk ka gomone…nuk ka as vizë

Shoh djem e vajza, që shkojnë tek Blloku
Vend i mallkuar për krim të fshehtë…(!)
Mesnata çmëndet nën ritëm rroku
Nuk ka Romeo…nuk ka Zhulietë

Qyteti mbeti pa një Romeo
Askund nuk gjëndet qoftë një Zhulietë
Ku ikën çiftet e dashuruar
Gjithshka beton…pemët pa fletë!?...