>
LETERSISHQIP

Heroike

Ç'i patëm vitet kaq të rënda,
O vitet tona, ju ç'nuk patë?!
Na mbiu shpata dhe parmënda,
Ç'u mbimë mbi parmendë e shpatë.
Dhe çame hordhi anadollaku
Ne shqipe tok, me krahë flamuri.
Mbi shpate,-prroje e pika gjaku,
E nën parmendë kokra gruri.
Na duheshin të dyja pranë,
Dhe ne i mbajtëm aq të tenda;
Kështu u endem si viganë,
Një këmbë shpata,një parmënda.
Ky vend si mund ta lidhte turkun?!
Me gjak e bukë, ndaj ju përgjegj,
Me llërë trimi e shpatull bujku,
(Kështu na tha i madhi Gjergj)
Dhe eci siç e la i madhi,
Parmëndë e shpatë lartë i ngriti.
Dhe djersa faqen na i zbardhi,
Dhe shpata ballin na e ndriti.