>
LETERSISHQIP

Napoleoni Dhe Simfonia E Bet'hovenit

Në partiturë e dha Hero të gjallë.
Te vija e kufirit, Perandori
doli padron…Europën pa mbi kalë…
“Të dalë prej Simfonisë!”
thirri Kompozitori.

Dhe me një majë lapsi, kaq,
emrin “Bonapart” shoi nervoz
(befas, mbi partiturë të fshirë u shfaq
fusha e Vaterlosë)!

Trumpetat thurnin hymne për viganin…
Bethovenit shurdhimi iu bë më i plotë.
(mes vijave të pentagramit
Garda franceze ecte rob).

Për çelës notash që nis Simfoninë
Shën Helena iu shfaq në mes.
(Me fijt e pentagramit
që nisnin lavdinë,
i lidhte duart reshteri anglez.)…