>
LETERSISHQIP

Nena

Nënë, për shkak meje shumë dhimbje durove
Nënë, në këtë botë ti më solle
Nënë, sebep i ardhjes time në dynja
Nënë, me kujdesin tënd nuk ka

Nënë, kur isha foshnje ti më ushqeve
Nënë, gjithnjë pranë vetës më mershe
Nënë, kur qajsha ti lotët mi fshije
Nënë, kur u sëmuresha pranë meje rrijshe

Nënë, si foshnjë ti më ke larë
Nënë, së pari unë ty të kam parë
Nënë, në duart tua së pari kam ecur
Nënë, kur bëja sherr te ti jam fshehur

Nënë, te ti kam gjetur dhembshurinë
Nënë, te ti kam gjetur ngrohtësinë
Nënë, nga ti jam mësuar të flas
Nënë, afër teje jam mësuar të bertasë

DËRGOI: