>
LETERSISHQIP

Sonet

Kupen e kujtimit tend ku ta fsheh e ku ta hedh?
Bej ta flak e bej ta thyej, bej ta le e me rrenqeth.
Kupa e kujtimit tend valon shkume dashurie
M’u ka ngri si nje servis mbushur pije çmendurie.

M’u ka ngri ne doren time ky bardhak i fildishte,
I hedh zjarrit, zjarri digjet si ne ethe kaltersisht.
Nuk e pi kujtimin tend. Kupa le ta pasqyroje
Sonte qiellin lakuriq edhe henen e pagoje.

Le te rëndet e perlotur permbi kupen e mallkuar
F’tyra ime nder reflekse zbehtesisht e vizatuar.
Kupa e kujtimit tend me s’do mbushet kurre me ty.

Bej ta flak e bej ta thyej, bej ta pi e dot s’e pi.
Do te rend pra krejt i marre me servisin e hënuar
Gjersa shkuma neper kohe do jete tretur, avulluar…