>
BIOSHQIP
Biografia
Akrepi njihet si nje nga Artistet e pare te Hip Hopit te mirefillte ne trevat Shqiptare. Tekstet e tij bazohen shpesh ne histori reale dhe prekin tema sociale. Evis Nako, i njohur ndryshe me nofken “Akrepi“, rritet ne nje familje ushtarakesh, dhe shumicen e kohes se tij e kalon duke u stervitur ne paralelet e repartit ushtarak. Ne shkolle dallon si nxenes inteligjent, ne klase te peste te shkolles fillore „Fiqiri Kurti“, renditet i pari ne Olimpiaden e Matematikes te organizuar nga shkollat e qytetit.

Tranzicioni pas vitive 90 the gjendja sociale e vendit ne ate periudhe e detyruan qe te largohej nga Shqiperia. Emigron ne moshen 14 vjecare me gomone ne drejtim te Italise ndersa familja e tij shperngulet ne Durres. I afrohet Hip Hopit ne nje Qender riedukimi ne Gjermani ne moshen 16 vjecare, kur asistentja e tij sociale nuhat talentin e tij, dhe ben çmos per ti dhene rrugen e drejte duke i dhuruar pas daljes nje tastiere elektronike me rastin e 18 vjetorit.

Disa vite me pas, ai thur dissin „Kriminel“ drejtuar Drejtorit te kesaj qendre. Ai  ndjek pasionin e tij per muziken krahas pasionit se tij per sportin ku shquhet per dy vite rradhazi me medalje te arte dhe ate te argjendte ne dy Kampionate te Taekwondo-s ne Nordrhein-Westfalen.

Ne vitin 1998 bashke me  Razor dhe Royal T  krijojne grupin „Rap Assassins“ me te cilet performon ne  qytete te ndryshme te Gjermanise kenge kryesisht ne gjuhen gjermane.

Ne vitin 2001 detyrohet nga shteti gjerman te largohet nga Gjermania dhe zhvendoset ne jug te Italise. Kthehet pas shume vitesh mungese ne vendlindjen e tij, ne vitin 2003. Kenga e pare me te cilen ai ju prezantua publikut shqiptar, ishte “Rruge e gjate”, e cila fliste per veshtiresite e jetes ne emigrim. Me kete kenge ai mori pjese ne festivalin Topfest 1 te Televizionit Top Channel.

Pason ne te njejtin vit kenga me titullin „Xhoana“ xhiruar ne Caserta ne bashkepunim me “Dirty Filter”, e cila u be e njohur brenda shum pak koheve dhe u transmetua pothuajse ne te gjitha televizionet muzikore. Te tjera kenge te sukseshme ishin „Milimetri i fundit“ e cila pasqyron gjendjen shpirterore te nje vrasesi qe kerkon te shfajesohet,dhe parodia „Skandaloz“ qe flet per nje emigrant ne kerkim te punes ne emigrim.

Ne te njejtin vit publikon Albumin e tij te pare „Milimetri i fundit“ i cili hidhet ne treg nga shtepia diskografike „Eurostar“.

Ne vitin 2009 publikon albumin e tij te dyte „Shqiptar gjaknxehte“ me siglen e shtepise diskografike „Superstar“. Albumi u regjistrua ne studion „Soundpills“ ne Milano dhe ne “Doggs Records” ne Durres dhe u masterizua nga Bassi Maestro ne “Press rewind Sudios”. Disa nga kenget me te sukseshme ishin „Shqiptar gjaknxehte“, „Pash gjithcka“,“ Zemer e thyer“ dhe „Shqiperi o nena ime“, e cila u prezantua ne Festivalin e Muzikes „Topfest 5“.

Ne vitin 2011 publikon videoklipin “Pusherman” ne bashkepunim me Ene, G-UP, M.I.D dhe  Next, me te cilin marrin pjese ne Netet e Klipit Shqiptar ne TVSH. Po ne te njejtin vit performon Live ne Naten Finale te Festivalit te Filmit ne Milano bashke me raperin nga Tunizia Madou Mc.

Ne vitin 2016 realizon Filmin e tij te pare me metrazh te shkurter „IL Vizio“ (ne shqip „Vesi“) si regjisor, skenarist dhe aktor protagonist.

Ne vitin 2017 merr pjese ne filmin „Floorless“ te Jetmir Pjeternikaj. Po ne te njejtin vit del kenga ne bashkepunim me Pavlik: „Rap pa hile“.

Më datë 1 Janar 2019, Akrepi publikon videoklipin "Çaste".

Më 7 Mars 2019, Akrepi publikon albumin e tij të tretë "Çaste".

Më datë 17 Korrik 2019, Akrepi publikon videoklipin "Manicomio".

Më datë 27 Janar 2020, Akrepi publikon videoklipin "Rreziku".

Më datë 18 Korrik 2020, Akrepi publikon videoklipin "Falje". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Akrepi.

Më date 17 Dhjetor 2020, Akrepi merr pjesë në Mixtape-in "Ride with me" të Raperit/Aktorit të mirënjohur amerikan DMX me këngën "Samurai" dhe më 8 Shkurt 2021, Akrepi publikon videoklipin e kësaj kënge.

Më datë 30 Korrik 2021, Akrepi publikon videoklipin "Don't Close Your Eyes".

Më datë 28 Shtator 2022, Akrepi publikon videoklipin "Ballando". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Akrepi.

Më datë 10 Qershor 2023, Akrepi publikon videoklipin "Engjell". Orkestrimi i këngës vjen i punuar nga vetë Akrepi. Produksioni audio u realizua nga vetë Akrepi.