Më mbaj mend (për 1 muaj)

Akrepi - Çaste  Lyrics


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.7 / Votuan:  19

Këngë e albumit:

"Çaste"

Komente

2 🔥

01/01/2019

2019-01-01T15:00:07+00:00



Ka caste
te jetes
te cilat
nuk mundem
jo s´mundem
ti harroj lehte
o no no no
Kujtimet
si endrra
te shfaqen
aq afer
sikur te kene
ndodhur dje
o no no no

Gjeja e pare qe mbaj mend
isha tre vjec
atehere kur i kam hap syte botes
gjyshi me ushqente me copza t´vogla mishi
per te me forcu dhembet
njerezit kishin idhuj te ndryshem
heronj lufte apo muzikante
per mu idhull ishtu Stavri Budo
i rrespektum ne cdo ane
Kur isha i vogel ndonjeher qellonte
njerzit bohen kurioz e pyesnin
cilin don me shum,baben nonen
i cudisja kur i thoja un me shum du gjyshin
se ai me ka rrit,me ka ber njeri
mbaj mend at dite, ne Itali
ishte hera e fundit,qe po shiheshim
mundi ta kuptoje kete nga lotet e mi
e kuptoi ate qe s´ja tha mjeku
qe kishte kancer n´melci
kur m´kan dhen lajmin e keq
s´kam pas as letrat me mund me i shku n´varrim

Jam harraq ama e mbaj mend mire
rastesisht dola nga ajo makine
20 minuta mbasi un kam zbrit
ekzekutun 5 pluma nji shokun tim
e te nesermen kur ka dal n´gazet
kuptoj sa shpejt mund ta humb ket jet
ndoshta zoti jep paralajmerime
ndoshta e ndjeva qe s´kish ardh rradha ime
mbaj mend prillin e atij viti
kilet n´skaf helikopteri n´koke
u hodhem gjith n´det mbas njoni tjetrit
200 metra deri n´breg me lot
mbaj mend kur m´kan perplas pertok
e m´thonin hap gojen policia
kalimtaret ndalonin donin t´me mbronin
minoren? 2 grom percillja
mbaj mend at vajze qe u dashuru me mu
e per far t´keq nuk e llogarita
kur pas pes vjetesh e pash ne rruge
kthy ne prostitute e bom cop nga droga
me dhemb ne shpirt kur filloj e mendoj
qe dhe mund ti kisha ndryshu gjonat
eh sa kohe qe nuk i lutem zotit
syt m´lotojn kur i shoh ikonat
po te tjera dum e te tjera na dun
kjo gjo tashme osht e ditme
ndonjeher memorjen uroj qe ta humb
qe te mos me kthehen me disa mendime

Ka caste
te jetes
te cilat
nuk mundem
jo s´mundem
ti harroj lehte
o no no no
Kujtimet
si endrra
te shfaqen
aq afer
sikur te kene
ndodhur dje
o no no no

Mbaj mend nji kolegun tim repist
qe kendonte e me fliste si gangster
kur plasi grushti me dy libanez
m´la vetem e s´u perzi fare ne sherr
dikush me tha per muzike s´kam vesh
dikush me tha nuk me jipet per rep
mbaj mend ky dikush mbas nje viti n´koncert
ca tekstet e mia i dinte permendsh
ca njerez kshu e kane
tjeter gjo thojn
tjeter gjo sillen
tjeter gjo jan
njerezit kane smire
s´dun me t´pa mire
knej t´japin nji birre
knej t´shesin shum lire
ma hap shishen, ta hap zemren
i boj ball dimrit mendoj pranveren
po kur ndaj me ju disa kujtime
ju jap ca kile nga kjo barra ime
ama tashi jam optimist
se dicka di me siguri
qe kujtimet e kqija i perkasin t´kalumes
tani vetem me mir mund te vije

Ka caste
te jetes
te cilat
nuk mundem
jo s´mundem
ti harroj lehte
o no no no
Kujtimet
si endrra
te shfaqen
aq afer
sikur te kene
ndodhur dje
o no no no


Ky tekst u dërgua nga Arled




Më Shumë Këngë Nga Akrepi:

Më Shumë...


Komente mbi këtë këngë


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet
Duke u ngarkuar... Prisni ju lutem
Shiko të gjitha komentet