Alandy
Alandy
Alandy
  • Vendlindja:
  • Rumani Rumani

{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Alandy është autor këngësh dhe këngëtar i njohur. Alandy është një producent mjaft i ri i cili vjen nga Rumania dhe njihet si kompozitor i shumë hiteve të shumë këngëtarëve jo vetëm shqiptar por edhe ballkanas. Ai tash e një kohë punon dhe është nën menaxhimin e MAX Studios e cila udhëhiqet nga kompania e madhe shqiptare "MAX Production Albania".

Ka realizuar disa hite, dhe ka pasur bashkpunime kryesisht me këngëtarët si: Dhurata Dora, Young Zerka, Soni Malaj, Ronela Hajati, Adelina Berisha etj.

Më datë 6 Qershor 2020, Alandy & Visi publikojnë videoklipin "Ti". Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 26 Shtator 2020, Alandy publikon videoklipin "Linda", në bashkëpunim me Ddy Nunes. Muzika e këngës u punua nga Alandy & Edlir Begolli.

Më datë 29 Korrik 2021, Young Zerka publikon videoklipin "Sorry", në bashkëpunim me Alandy. Muzika e këngës u punua nga Alandy, Young Zerka & Edlir Begolli. Videoklipi u prodhua nga MAX Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Alandy.

Më datë 6 Nëntor 2021, Alandy publikon videoklipin "Mr Dj/Replay". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Alandy. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 8 Dhjetor 2021, Alandy publikon videoklipin "A M'do?", në bashkëpunim me Stine. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »



Komente 0