>
BIOSHQIP
Biografia
Me muzikë ka filluar të merret qysh në vitet e hershme të shkollës fillore. Është themelues i grupit muzikor Harmonia nga Prishtina, grup ky i njohur mjaft mirë për stilin e veqantë gjatë performancave live në mbrëmje të ndryshme dhe ahengje familjare. Albani ka një vokal jashtëzakonisht të mirë, të pastër me një ngjyrë karakteristike dhe posedon një repertoar të gjerë të muzikës popullore dhe asaj të vjetër qytetare.
Njihet si këngëtar dinamik që sjellë atmosferë dhe energji pozitive gjatë performancave live. Albani mori pjesë edhe në audicionin e organizuar në kuadër të Ansamblit të studentëve të Universitetit të Prishtinës, të udhëhequr nga Prof.Dilaver Kryeziu,dhe në mesin e shumë kandidatëve u përzgjodh nga Prof.Valton Beqiri, si solist I ketij ansambli.

Ka dy albume kryesisht me këngë të përpunuara. Albumi i parë live së bashku me grupin Harmonia, inqizimi-miks Edon Ramadani. Albumi i dytë I punuar solo, inqizim-miksi Agon Ramadani. Vetë këngëtari është edhe autorë i disa prej këngëve të tij personale që kanë hasë në një dëgjueshmëri mjaft të kënaqshme nga publiku.

“Do të jeshë e imja” u realizua në vitin 2008 me muzikë nga vetë Alban Jashari, me tekst nga Arsim Bunjaku dhe e orkestruar nga studio ”Helix” Prizren.

Së bashku me Hysni Klinakun, Lori dhe Enkelejda Arifin realizuan një potpuri këngësh mjaft të bukura për festat e fundit të vitit 2015.

Potpuria e dytë në vitin 2016 ishte përmbledhje këngësh të lëna në harresë për shumë vite, vjen prap në bashkëpunim: Alban Jashari, Vjollca Luka, Gjovani, Hysni Klinaku, Shqiponja Muhaxheri dhe Ganimete Asllani.

Potpuria e tretë me radhë u realizua në vitin 2017 në bashkëpunim: Alban Jashari, Miranda Hashani, Fahrush Azemi dhe Ganimete Asllani. Po të njejtin vit Albani vjen edhe me një tjetër potpuri këngësh solo: “Moshë e pjekurise” interpretuar jashtëzakonisht bukur.

Në Nëntor 2013, Alban Jashari merr pjesë në Musical-Fest 2013 me këngën "E Persosur". Me muzikë nga vetë Alban Jashari, me tekst nga Arsim Bunjaku dhe e orkestruar nga Hysni Klinaku, kjo këngë u krijua enkas për festivalin mbarkombëtar të muzikës popullore moderne Shqiptare, mbajtur në Tiranë. Kënga u vlerësua si njëra ndër dhjetë këngët më të bukura të festivalit.

Më datë 7 Gusht 2015, Alban Jashari publikon videoklipin "Mos Ki Dert". Muzika e këngës u punua nga vetë Alban Jashari, teksti u shkrua nga Arsim Bunjaku, ndërsa për orkestrimin u kujdes Florent Boshnjaku. Videoklipi u prodhua nga kompania ASHA.

Në vitin 2017, Alban Jashari publikon albumin "Live 2017".

Më datë 22 Maj 2021, Alban Jashari publikon videoklipin "Bija Ime". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Avni Qahili.

Më datë 29 Qershor 2022, Alban Jashari & Miranda Hashani publikojnë videoklipin "Hajde Ne Atdhe". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Avni Qahili. Videoklipi u prodhua nga kompania Urban Graphics.

Më datë 24 Tetor 2023, Alban Jashari publikon videoklipin "Asaj". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Avni Qahili, ndërsa orkestrimi u realizua nga Kristi Pasha (Gabro). Videoklipi u prodhua nga kompania A Films. Kënga 'Asaj"i dedikohet një dashurie magjepsëse në kohë të gabuar,të ndaluar e të gjykuar nga shoqëria.