>
BIOSHQIP

Alban Mehmeti I Jep Fund Beqarisë

08-10-2013
Këngëtari Alban Mehmeti i cili pas largimit nga bendi “Aurora” mori këngën në duart e tij, i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e së hënës.

Në mesin e familjarëve, miqve dhe kolegëve këngëtarë, këngëtari i mirënjohur ka kurorëzuar dashurinë e tij ndaj Fjolla Svirca, me martesë.



Ndonëse martesa e Albanit është bërë në mënyrë private dhe pa gazetarë, kur je fytyrë publike nuk mund të shpëtosh pa u ndjekur.

E kështu në faqe të ndryshme nëpër rrjete sociale janë publikuar foto të ndryshme gjatë ceremonisë, ku çifti duket të jenë shumë të lumtur.
(Zëri)

Alban Mehmeti I Jep Fund Beqarisë