>
BIOSHQIP
Biografia
Artisti nga Kosova që eksperimenton në mediat e reja dhe muzikën elektronike duke krijuar një lidhje mes shumë zhanreve të muzikës dhe artit do të vij sot në Galerinë Kombëtare të Arteve me një perfomancë të artit modern. Nimani rrëfen rrugëtimin e tij të gjatë në artin modern, arsyen se pse zgjodhi tempullin e artit në Tiranë për të sjellë këtë lloj eksperimentimi, si dhe projektet e tij në vazhdim. Pas prezantimeve në festivale të famshme të artit modern në Cape Toën, Mexico City, Romë, Bari dhe Lubjanë, shfaqja do t’i prezantohet publikut po aq përzgjedhës dhe të kultivuar shqiptar.
Sipas Nimanit, “E bardhë” është konceptuar si një eksplorim i mëtejshëm mbi materien e tingullit përmes mediave dhe teknologjisë së informacionit. Një perspektivë multi-dimensionale e hapësirës që krijon një lidhje harmonike arkitektonike mes muzikës, poezisë, dizajnit, instalacioneve, videos dhe kërcimit bashkëkohor. Veç artit figurativ, Alban Nimani ka qenë edhe bashkëthemelues i grupit “Asgjë sikur Dielli”, i cili rrëfen se mund të kenë një ribashkim sërish.

PASAPORTA:
Gjatësia: 180 cm
Pesha: 70kg
Ngjyra e syve: E gjelbërt
Ngjyra e flokëve: Gështenjë
Vendi i preferuar për dalje: Depo
Pija e preferuar: Red Bull
Ngjyra e preferuar: Argjend
Sporti i preferuar: Shahu
Hobi: Fikja e dritave nëpër shtëpi
Stili i veshjes: Sportiv

Më datë 17 Tetor 2011, Alban Nimani publikon videoklipin "E Bardhe".

Në vitin 2011, Alban Nimani publikon albumin "E Bardhe".

Më datë 23 Gusht 2013, 1man publikon videoklipin "Lucky Buddha", në bashkëpunim me Alban Nimani. Teksti u shkrua nga Alban Nimani, Agon Nimani.

Më datë 25 Shtator 2015, Asgje Sikur Dielli publikon videoklipin "Adresa". Teksti u shkrua nga Kastriot Gjini.

Më datë 30 Nëntor 2023, Alban Nimani publikon videoklipin "Ne Jemi T'lirë".