>
BIOSHQIP

“Digjet” Sërish Peja, Alban Skenderaj Ia Qet Tymin

26-07-2015
Qyteti i Pejës njihet për rininë e saj, e cila çdo herë i mbush klubet e natës duke i shijuar këngët e këngëtarëve më me famë në Shqipëri e Kosovë. Kësaj radhe, në njërin nga klubet e Pejës ka qëndruar mbrëmë Alban Skenderaj, i cili kudo që shkon i mbledh me vete fansat e tij të shumtë, transmeton Indeksonline. Këngëtari edhe vet është ndierë tejet i kënaqur gjatë performancës së tij, ku publiku i qëndronte pas duke ia kënduar këngët. Ai në mbishkrimin e një fotoje të postuar në Instagram ka shkruar: “Falemniderit Peja për pritjen spektakolare që më dhurove dje...”, transmeton Indeksonline.
(Indeksonline)

“Digjet” Sërish Peja, Alban Skenderaj Ia Qet Tymin