>
BIOSHQIP

Alban Skenderaj Me Sukses Të Ri

21-02-2016
Këngëtari Alban Skenderaj i cili nuk u shfaq për një kohë si duket nuk është harruar nga publiku pasi menjëherë ka shënuar sukses me projektin e tij të ri "Une dhe ti".

"Top Awards" është një nga top listat më të njohura kohëve të fundit në Shqipëri, e cila madje do të shënojë një finale të madhe me datë 26 qershor, duke zëvëndësuar Top Fest-in, dhe në finale do të këndojnë 13 këngët më të kërkuara të vitit.

Kënga e fundit e Albanit "Unë dhe ti" është renditur e para në këtë top listë edhe pse me hyrje të re. Top Awards deklaron se asnjëherë nuk ka ndodhur që një këngë e re që me hyrje të parë në top listë të votothet aq shumë dhe nga 20 pozicione, të renditet e para.

Albani ka zbritur në vendin e dytë "Bonbon-in" e famshëm të Era Istrefit, dhe në vendin e 3-të renditet "Era" nga MC Kresha.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Alban Skenderaj Me Sukses Të Ri