>
BIOSHQIP

Alban Skenderaj Dhe Dalool, Së Shpejti Me Super Hit

18-07-2013
Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Alban Skënderaj, do të publikojë shumë shpejt këngën e tij të re në bashkëpunim me Dj Dalool.
Telegrafi ka mësuar se Albani dhe Dalool e kanë përfunduar këngën e re, e cila do ta ketë edhe videoklipin.

Po ashtu, Telegrafi edhe e ka dëgjuar këngën e re nga burimet pranë Albanit dhe Daloolit.

Projekti pritet të jetë një prej hiteve më të mëdha në vitet e fundit. Është këngë që do të jetë hit i standardeve botërore, duke parë muzikën e cila ngërthen ritme moderne dhe freski të përcjellur nga dashuria e cila transmetohet nga teksti.

“Kur më vjen në ëndërr, e pranoj dhimbja është e ëmbël.
Kur më vjen në ëndërr, zgjohem dhe më pëlqen...
Më pëlqen ky fakt, dhe më vjen të qesh të qaj...
Më pëlqen ky fakt, se jam peng i vështrimit të saj...”, është një pjesë e tekstit të këngës së re të Albanit dhe Dalool.



Projekti është punuar në muzikë të Dj Dalool dhe vet Albanit, ndërsa tekstin e ka shkruar vet Albani.

Për ata që dëshirojnë ta dëgjojnë këngën e re, mundësia më e mirë është që më 19 korrik të parkohen në Industry club ku do të performojnë ‘live’ hitet më të mëdha të tyre.
(Telegrafi)

Alban Skenderaj Dhe Dalool, Së Shpejti Me Super Hit