>
BIOSHQIP

Alban Skënderaj Dhe Miriam Cani “Vijnë Me Shiun”

17-05-2014
Çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë duke përgatitur një surprizë të re për fansat e tyre. Në faqet e tyre përkatëse në rrjetet sociale ata kanë publikuar se së shpejti do të vijnë me një produksion të ri muzikor me titull “Eja me shiun”.

Kjo nuk është hera e parë që Albani dhe Miriami sjellin një produksion muzikor së bashku. Çifti i këngëtarëve të cilët janë të fejuar me njëri-tjetrin duke kujtuar këtu këngën “Ende ka shpresë”.

Mjaft kërshëri ka zgjuar edhe fotoja e publikuar në rrjete sociale, e cila paralajmëron se kënga do të vij edhe në versionin anglisht nën titullin “Bring the Rain”. Foto të kujton filmin e njohur me protagonist Patrick Swayze në prodhimin kinematografik “Dirty Dancing”.

Një këngë e re vjen për pak ditë”, ishte ky mbishkrimi i këngëtarit duke mos zbuluar më shumë detaje rreth këngës. E këtij projekti i janë gëzuar në masë të madhe fansat e këngëtarit të cilët duke u bazuar në komente, duket se mezi po presin risi nga i pëlqyeri i tyre.

Edhe Miriam Cani ka treguar se është duke ardhur me risi në treg. Ajo në faqen e saj zyrtare në Twitter ka bërë të ditur se një këngë e re vjen së shpejti. Sidoqoftë fansat e çiftit mund të gëzohen që Alban Skënderaj dhe Miriam Cani së shpejti vijnë me projektin e ri, ndryshe nga shumë kolegë këngëtarë që nuk po arrijnë të përfundojnë klipet për shkak të motit të keq. Por për Alban Skënderajin dhe Miriam Canin, moti i keq paska qënë në favor të tyre duke gjykuar nga titujt e këngëve dhe foto.


Alban Skënderaj Dhe Miriam Cani “Vijnë Me Shiun”