>
BIOSHQIP

Alban Skenderaj Hap Koncertin E Jessie J

27-11-2014
Alban Skenderaj këngëtari që së fundmi festoi 10 vjetorin e të qenit pjesë e muzikës shqiptare, duke dhuruar për fansat e tij 3 natë të veçanta të titulluara “Tingujt e ditarit tim”, një përmbledhjen e tij muzikore 10 vjeçare.

Ai sot ka bërë publike në rrjetin social Facebook, se do të jetë këngëtari që do ta hapë koncertin më 29 Nëntorë në Sheshin “Nënë Tereza” në ora 19:00, koncert ky që organizohet për 70 vjetorin e çlirimit të Tiranës.

Në këtë koncert emri kryesorë sa i përket muzikës do të jetë këngëtarja me famë botërore Jessie J.

Ndërsa për të performuar këtë natë në skenë do të paraqitet edhe këngëtarja Elhaida Dani.
(Indeksonline)

Alban Skenderaj Hap Koncertin E Jessie J