TEKSTESHQIP

Alban Skënderaj
Urat E Jetes
Lyrics

Qielli ndezi dritat mbi qytet
Dhe shpirti e le trupin ne vetmi
Prap ky ze i larget, sme le te qete
Me mijera pyetje shtron ai
Uuu..sa frike
Kur mendoj per boten time sa nje pike

Jo nuk mund te jete vetem rastesi
Dhimbja e nje nene kur vuan nje femije
Jo nuk mund te jete vetem poezi
Kur te dridhet zemra per nje dashuri
Dhe jo nuk mund te jete vetem ironi
Te jetosh gjithe jeten mes milionash padrejtesi

Lindi sonte jeta diku atje
Dhe mori forme nje univers i ri
Shuhet sot nje tjeter diku atje
Mbi te pavdekshmen perjetsi
Uu.. trishton te besosh se vetem vjen e vetem shkon

Jo nuk mund te jete vetem rastesi
Dhimbja e nje nene kur vuan nje femije
Jo nuk mund te jete vetem poezi
Kur te dridhet zemra per nje dashuri
Dhe jo nuk mund te jete vetem ironi
Te jetosh gjithe jeten mes milionash padrejtesi

Dhe aq sa me tremb,
Aq me le pa fjale
Fundja ky mister
Nuk eshte nje perralle... Une jam ende gjalle!!

Jo nuk mund te jene vetem histori
Jetet qe dhane jeten per nje jete pa skllaveri
Dhe jo nuk mund te jete vetem fantazi
Forca e nje endrre pa nje kohe pa nje kufi
Dhe jo nuk mund te jete thjesht nje mrekulli
Ti besh ure te ardhmes per nje jete ne vazhdimsi
Se ndoshta jemi nje, jemi energji
Nga e njejta dhimbje, e njejta lumturi
Perjetsisht njeri..

DËRGOI: