Official Video

Top 200

Alban Skënderaj - Engjëll  Lyrics


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  114

Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

08/07/2016

2016-07-08T14:06:22

Muzika & Teksti:

Alban Skënderaj

Orkestrimi:

Gent Myftaraj

Video Produksioni:

Foxesfilm






Me këmishën në një sup të zbuluar
Beli hollë porsa një rreth në dy duar
dhe me sytë e buzëqeshur si gjithmonë
Gjunjët dalin nëpër xhinset e bardha
Era luan nëpër flokët e arta
Dielli duket sikur veç mbi ty ndriçon

Dhe sa herë kalon nëpër qytet
Si Kupid në zemër me shigjetë
në mijra njerëz mua me godet

REF:
Engjëll ndoshta tani më kupton
Kur të them je një në një milion
Kur të them se vjen njëherë në jetë
Se ti je mrekullia e tetë
Kur të thoja me ty lërmë të vdes
Kur provoja të them mirëmëngjes
Ëngjëll më beso
gjithmonë ke qënë ajo
Engjëll...

Zëri jot i përcjell tingujt pranverës
Buza jote shuan etjen e verës
Dora si një fllad i ëmbël ledhaton

Fjalët e tua horizont diturie
Zemra si një oqean çiltërsie
Vetëm dashuri kudo ti rrezaton

Dhe sa herë kalon nëpër qytet
Si Kupid në zemër me shigjetë
në mijra njerëz mua më godet

REF. x2:
Engjëll ndoshta tani më kupton
Kur të them je një në një milion
Kur të them se vjen njeherë në jetë
Se ti je mrekullia e tetë
Kur të thoja me ty lermë të vdes
Kur provoja të them mirëmëngjes
Engjëll më beso
Gjithmonë ke qenë ajo


Ky tekst u dërgua nga Elsa



Kartolina (2)

2019-05-03 22:17:27
Engjëll më beso
Gjithmonë ke qënë ajo
U krijua nga Livia Tasellari 2018-06-20 08:27:29
Dhe sa herë kalon nëpër qytet
si Kupid në zemër me shigjetë
në mijra njerëz mua me godet!

Krijo Një Kartolinë

STORY



Më Shumë Këngë Nga Alban Skënderaj:

Më Shumë...