[Albani:]
Asgjë s'të jepet falas
Gjithçka e ka një çmim
Madje dhe dashuria
Dhurohet në shkëmbim.
Asgjë s'të jepet falas
Gjithçka e ka një çmim
Dhe rruga drejt suksesit
Ka vetëm një drejtim.
ndaj beso në punë, beso në djersë
Beso në ëndërr dhe në shpresë
Se asgjë s'te jepet falas
Që kur lind dhe dersa vdes
[Noizy:]
Me rëndësi është ta kesh një plan
dhe një qëllim,
zgjidhe një rrugë
me vetëbesim
Nëse gabon diku dije:
Ka vend për përmirësim
Mos lë asnjonin me t'thonë:
"s'mundesh", është thjesht mashtrim
Kush e dinte që do ishim ktu ku jemi sot
Kujt ja mori mendja
që do kishim fansa nëpër botë
Asgjë nuk është e sigurt,
e ardhmja kurrë nuk dihet
Por kurrë nuk do ndalem
me punë gjithçka arrihet
Thjesht po t'them mos u dorëzo
s'ka lidhje ça pune bo
Atë që bon, boje ma s'miri
dersa t'bohesh numër njo
Nuk është turp me provu,
turp është kur ti as nuk provon
Nuk ka lidhje prej ka nis,
lidhje ka se ku po shkon
Mbas shiut do dali dielli, oh
Mbas reve po fshihet qielli, uoh
K'shu që kurrë nuk do dorëzohem, oh uoh
Shpresa ime vdes e fundit
[Albani:]
Asgjë s'të jepet falas
Gjithçka e ka një çmim
Madje dhe dashuria
Dhurohet në shkëmbim
Asgjë s'të jepet falas
Gjithçka e ka një çmim
Dhe rruga drejt suksesit
Ka vetëm një drejtim
ndaj beso në punë, beso në djersë
Beso në ëndërr dhe në shpresë
Se asgjë s'te jepet falas
Që kur lind dhe dersa vdes
Shpresoj që ti je nga ata
që s'rri të presësh nga të tjerë
Duke qarë gjithë jetën,
duke vjellur vetëm vrerë
Shpresoj që reagon
pikërisht në vështirësi
Matesh me hapat e tu,
s'bie pre në xhelozi
Thuaje çdo ditë:
“Unë e bëj fatin tim!”
Thuaje çdo natë:
“Do ia dal se kam besim!”
Sepse ti beson
më shumë në vepra se në fjalë
Sepse ti e di
që asnjeri s'mund të të ndalë
[Noizy:]
Asgjë s'të jepet falas
Gjithçka e ka një çmim
Se rruga drejt suksesit
Ka vetëm një drejtim
[Albani:]
Asgjë s'të jepet falas
Gjithçka e ka një çmim
Madje dhe dashuria
Dhurohet në shkëmbim
Asgjë s'të jepet falas
Gjithçka e ka një çmim
Dhe rruga drejt suksesit
Ka vetëm një drejtim
ndaj beso në punë, beso në djersë
Beso në ëndërr dhe në shpresë
Se asgjë s'te jepet falas
Që kur lind dhe dersa vdes
Alban Skënderaj - Drejt Suksesit Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.
KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:
Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.
VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?
Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Drejt Suksesit".
3. Video është e këngës "Drejt Suksesit", por nuk këndohet nga Alban Skënderaj.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.