Audio

Top 200

Alban Skënderaj - Plagë Në Gjysmëshpirt  Lyrics


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  6

Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

17/03/2019

2019-03-17T20:23:03

Muzika & Teksti:

Alban Skënderaj

Orkestrimi:

Endrit Shani




Ende më djeg, në gjoks, e shtrenjta ime
Dhimbje kështu unë nuk kam ndjerë jo, asnjëherë
Dhe ne të dy që flisnim me aq bindje
Sa dhe kësaj jetë të mallkuar i jepnim vlerë

Më fal, më fal, jo nuk mundem të të harroj
Ti je një plagë në gjysmëshpirtin tim
Do pres me mall gjysmën tjetër të takoj
Deri atëherë jo nuk do kem shërim

[REF.:]
Më vjen të qaj, qielli të dëgjoj
Sa vetë zoti, zoti, zoti le të zgjohet
Kujt ti vë faj, botën ta dënoj
Por kjo gjysmë mbetet gjysmë
Nuk plotësohet, pa ty

[Verse 2]
Ende në telefon pres thirrjen tënde
Ende më duket tepër herët për tu ndarë
Si do të mbaj në zemër dhe në mëndje
Kur dua të puth, të përqafoj si kurrë më parë

Përse, përse nuk më prite edhe pak
Sa shumë fjalë që mbetën pa u thënë
Tani ku je, ku janë ëndrrat që pamë bashkë
Pse kaq shpejt u zbehen si kjo hënë?

[REF.:]
Më vjen të qaj, qielli të dëgjoj
Sa vetë zoti, zoti, zoti le të zgjohet
Kujt ti vë faj, botën ta dënoj
Por kjo gjysmë mbetet gjysmë, nuk plotësohet
Por kjo gjysmë mbetet gjysmë, nuk plotësohet
pa ty





Kartolina (1)

U krijua nga @skenderajfamily_fp 2019-03-31 15:36:56
Më fal, më fal
Jo nuk mundem të të harroj
Ti je një plagë
në gjysmëshpirtin tim
Do pres me mall
gjysmën tjetër të takoj

Krijo Një Kartolinë

STORY



Më Shumë Këngë Nga Alban Skënderaj:

Më Shumë...