TEKSTESHQIP

Alban Skënderaj
Çdo Ditë Një Shën Valentin
Lyrics

Pse më sheh ashtu e vrenjtur
me kokën mënjanë?
"Të dua më pak se muzikën"
Unë kurrë s'ta kam thënë
Pse më sheh ashtu përgjumur
dhe me kaq çudi?
Me një këngë për ty
gjithë natën kam bërë dashuri

Prit pak se po bëj shaka
Por është e vërtetë
Nuk mjaftonte një buqetë
për datën 14
Ndaj më lejo mëngjesin sot
të ta sjell unë në shtrat
Një këngë për ty
Më lejo ta këndoj si dhuratë

[REF.:]
Sonte do ngrejmë dolli për dashurinë
Për vitet që ikën dhe ata që do t'vijnë
Por një herë në vit për dashurinë
Nuk do mjaftonte shpirti im
Se jeta me ty është çdo ditë një Shën Valentin

Unë jam romantik në vargje
Ti je në të vërtetë
Me ty unë kam kuptuar
çfarë vlen vërtetë në këtë jetë
Ndaj me lejo dhe një herë të them
sesa ndihem me fat
Një këngë për ty
Më lejo ta këndoj si dhuratë

[REF.:]
Sonte do ngrejmë dolli për dashurinë
Për vitet që ikën dhe ata që do t'vijnë
Por një herë në vit për dashurinë
Nuk do mjaftonte shpirti im
Se jeta me ty është çdo ditë një Shën Valentin

(një Shën Valentin)
Se jeta me ty eshte çdo ditë
(një Shën Valentin)

[REF.:]
Sonte do ngrejmë dolli për dashurinë
Për vitet që ikën dhe ata që do t'vijnë
Por një herë në vit për dashurinë
Nuk do mjaftonte shpirti im
Se jeta me ty është çdo ditë një Shën Valentin
Por një herë në vit për dashurinë
Nuk do mjaftonte shpirti im
Se jeta me ty është çdo ditë një Shën Valentin

DËRGOI: