>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Zemër Ciao” Nga Albana Azizi

23-04-2014
Ka filluar fuqishëm të hyjë në tregun muzikor. Është kjo këngëtarja Albana Azizi e cila jeton në Zvicër, ndërsa hapat e parë në muzikë i ka hedhur në vendin e vet. Ndonëse para pak ditësh lansoi në treg këngën e saj më të re ‘Zemër Ciao’, Albana për Tribuna bën me dije se është shumë e kënaqur nga ky projekt.



“Para pak ditësh promovova këngën time më të re “Zemër Ciao’ dhe sipas asaj që po e shoh kënga po ecën shumë mirë. Edhe komentet e njerëzve janë pozitive. Andaj mund të them që jam shumë e kënaqur nga kjo këngë”, ka thënë Albana, ndërsa ka treguar se ajo tashmë është duke menduar për projekte të reja. “Menjëherë pasi që kam përfunduar me këngën që sapo e publikova kam filluar të mendoj e të punoj në projekte të reja. Meqë jemi në prag të sezonit verorë mbase do të arrij të përfundoj edhe një këngë tjetër për publikun tim”.



E përveç këngëve solo këngëtarja Azizi shpalos që ka në plan të vijë edhe me bashkëpunime, mirëpo nuk ka dashur të bëj publike hollësitë rreth këngës, duke dashur që kjo të mbetet befasi për publikun. “E kam edhe një bashkëpunim i cili nuk e di saktë kur do të lansohet. E meqë ende jam në proces të punës nuk do të doja që të zbuloj më shumë. Më mirë le të mbetet befasi për publikun”, ka thënë ajo tutje.



Ndërkaq këngëtarja e re përveç se komentohet mirë për këngët e projektet e reja një vend të veçantë zë edhe paraqitja e saj gjithmonë me stil ku nxit më shumë publikun të dijë për jetën e saj private, kurse vetë ajo tregon se nuk pëlqen të flasë për këtë pjesë, duke dashur që në publik të flitet më shumë për punën e saj. “Nuk preferoj të flas për jetën private. Më pëlqen më shumë të flas për planet dhe punën time rreth këngëve. Pastaj herët është të flas për këtë sferë”, ka thënë për fund Albana, e cila ka theksuar se sezoni veror e pret më të përgatitur se kurrë.



(Nita Brisku)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Zemër Ciao” Nga Albana Azizi