Albana Azizi
  • Vendlindja:
  • Bern 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Zvicër 
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  14
Këndon kryesisht: pop popullore moderne

Albana Azizi është këngëtare e njohur. Lindur dhe rritur ne Bern te Zvicres, ajo do te jete nje dentiste e ardhshme, edhe pse pasioni I saj me i madh eshte muzika. Ajo eshte prezantuar me pare per publikun nepermjet nje albumi muzikor dhe klipeve. Ajo ka lindur ne Zvicër ku studion për stomatologji dhe paralelisht në konservatoriumin e Bernit për muzikë. Megjithatë në planet e saj të afërta është pjesëmarrja në ushtri. Ajo synon të jetë pjesë e KFOR-it zviceran që vepron në Kosovë.

Në Dhjetor 2009, Albana Azizi (Thaila) merr pjesë në Zhurma Show 2009 me këngën "Bay Baby Bay".

Në Maj 2010, Albana Azizi (Thaila) merr pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 9 me këngën "Bay Baby Bay".

Në Qershor 2010, Albana Azizi (Thaila) merr pjesë në Polifest 2010 me këngën "Engjull".

Më datë 4 Shtator 2011, Albana Azizi (Thaila) publikon videoklipin "E Vetmja Femer".

Më datë 14 Nëntor 2011, Albana Azizi (Thaila) publikon videoklipin "Real Love".

Në Maj 2012, Albana Azizi (Thaila) merr pjesë në Top Fest 9 me këngën "E Fundit Ne Kufi", e cila flet per dashurine ndaj atdheut, per mallin e mergimtareve, pjese e te cileve eshte edhe Albana Azizi.

Në vitin 2012, Albana Azizi (Thaila) publikon albumin "Si Heren E Pare".

Më datë 10 Maj 2013, Albana Azizi (thaila) publikon videoklipin "Loqkë", në bashkëpunim me Hekuran Krasniqi.

Më datë 3 Tetor 2013, Albana Azizi (Thaila) publikon videoklipin "Kalle Sonte". Muzika e këngës u punua nga Genton Studio, teksti u shkrua nga Granit Gashi.

Më datë 18 Prill 2014, Albana Azizi (Thaila) publikon videoklipin "Zemer Ciao". Teksti u shkrua nga Granit Gashi.

Në Nëntor 2014, Albana Azizi (Thaila) merr pjesë në Kënga Magjike 2014 me këngën "Per Jete".

Më datë 9 Shkurt 2015, Albana Azizi (Thaila) publikon videoklipin "E Omel", në bashkëpunim me Genci.

Më datë 26 Qershor 2019, Albana Azizi publikon videoklipin "I Vetem". Videoklipi u prodhua nga kompania Urban Graphics.

Më datë 28 Tetor 2019, Albana Azizi publikon videoklipin "Sa Mire Ta Bona". Teksti i këngës u shkrua nga Floriant Salihu (Flow) & Albana Azizi (Thaila). Videoklipi u prodhua nga Urban Graphics, ndërsa produksioni audio u realizua nga Floriant Salihu (Flow).

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »


Më shumë artikuj nga Albana Azizi »