>
BIOSHQIP

Albatrit Muçiqi: “I Dashuruar Vetëm Me Muzikën”

28-07-2014
Albatrit Muçiqi është më se i ngarkuar së fundmi duke pregaditur projektet e tij më të reja të cilat do ti lansojë në treg. Vetëm para pak ditësh ai ka publikuar albumin e tij më të ri me titull "Live", për të cilin shpalos detaje enkas në një intervistë për teksteshqip.com. Ai gjithashtu është në pregaditje të videoklipit të tij të ri të këngës "Sa sa" të cilën do ta lansojë shumë shpejt.

TeksteShqip: Albatrit, së fundmi keni publikuar në treg albumin tuaj më të ri "Live". Na flisni pak më shumë rreth këtij projekti?

Albatrit: Albumi përfshin gjithsej 12 këngë të zhandrrit popullore në shumicë dhe përmban këngë të reja të zhandrrit pop folk. Është punuar me një përkushtim goxha të madh andaj pres sukses.

TeksteShqip: Sa gjatë keni punuar për këtë album?

Albatrit: Vet fjala "Live" shpjegon se është realizuar aty për aty normal deri është bërë përzgjedhja e këngëve pak a shumë dhe kemi përfundu për një jave.



TeksteShqip: Janë shumica këngë popullore dhe të zhanrit folk? Mos do të thotë kjo që keni ndërruar tërësisht zhanër?

Albatrit: Jo absolutisht, unë kam këngë të zhandrrit pop folk, besoj që i keni pa projektet e mia të mëparshme se çfarë zhanri këndoj unë.

TeksteShqip: Po videoklip të ri do ketë këtë sezon?

Albatrit: Po, brenda kësaj jave do ta lansoj videoklipin tim më të ri "Sa Sa".

TeksteShqip: Sa jeni i angazhuar momentalisht me koncerte?

Albatrit: Mjaft i angazhuar mund të them, me mbrëmje të ndryshme si dhe në ahengje private (Dasma).

TeksteShqip: Nuk është se dimë shumë për jetën tuaj private? Jeni "single" apo...

Albatrit: I dashuruar vetëm me muzikën dhe vetëm punë momentalisht!

TeksteShqip: Ka kohë që nuk po paraqiteni nëpër festivale? Pse kjo distancë?

Albatrit: Sepse nuk kam pas shumë kohë ngaqë kam pas punë përpara me projektet e mija dhe koncertet.



TeksteShqip: Pushimet verore, i ke mbaruar apo ende s'ke vendosur ku do ti kalosh?

Albatrit: Kam qenë pak në Ulqin dhe në Budva para koncerteve.

TeksteShqip: Albatrit të falenderojmë që gjete kohë për intervistë. Për fund dëshiron të shtosh diçka...

Albatrit: Faleminderit dhe juve së pari, dhe dua ti përshëndes të gjithë fansat të cilët më mbështesin dhe më japin vullnet që tu sjell këngë të mira dhe videoklipe e shumë e shumë projekte tjera të bukura. Gjithashtu shfrytëzoj nga rasti të gjithëve t'ju uroj edhe Festën e Fiter Bajramit
(Teksteshqip.Com)

Albatrit Muçiqi: “I Dashuruar Vetëm Me Muzikën”