>
BIOSHQIP

Albatriti “Bashkëpunimi Im Më I Suksesshëm Ishte Me Florin”

29-07-2014
Albatrit Muçiqi këngëtar i njohur shqiptar dhe shume i dashur sidomos për të rinjt. Është shkolluar në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë. Karrierën e ka filluar që në fëmijëri ku ka marrë pjesë në evenimente të ndryshme si në: Poli fest, Gjeniu i vogël etj. Po ashtu ka realizuar këngë dhe video klipe të shumta.

1. Mund të na flisni për hapat tuaj të parë në muzikë. Sa e vështirë ka qenë dhe kush ju ka përkrahur më së shumti në këtë drejtim?

A.M. Unë si fëmijë kam marrë pjesë në festivale të ndryshme për fëmijë si në: poli fest, gjeniu i vogël etj. dhe përkrahja më e madhe ka qenë prej dy prindërve të mijë Nysreti dhe mami Merita ku më kanë përcjellë në çdo hap të karrierës time.

2. Në cilën moshë filluat të merreni me muzikë? Ishte kjo dëshirë e juaja apo dikush tjetër ka zbuluar talentin tuaj?

A.M. Zërin ta jep Zoti vetëm zëri nuk mësohet e as nuk rregullohet. Unë kam fillua të këndoj nga fëmijëria dhe normalisht prindërit janë ata të cilët e kanë zbuluar talentin tim sepse qysh i vogël më ka pëlqyer muzika .

3. Këngët tuaja dëgjohen shumë, s sidomos nga të rinjtë. Sa jeni i kënaqur me suksesin e arritur deri tani?

A.M. Më vjen mirë së pari që e vlerësojnë punën time sepse fansat janë ata të cilët më shtyjnë të bëjë këngë të mira dhe të punoj me vullnet.

4. Vazhdimisht punoni, sjellni këngë të reja. Sa jeni i kënaqur me pelqyeshmërinë e këngës tuaj të fundit nga fansat?

A.M. E kanë pritur mjaft mire, jam i kënaqur por çdo herë synoj që të arrij sa më shumë.

5. Si e vlerësoni ju artin Shqiptarë?

A.M. Ka gjëra shumë të mira, këngë të mira por ka edhe gjëra që nuk më pëlqejnë .

6. Sipas mendimit tuaj çfarë e karakterizon një këngëtarë të mire: zëri, pamja, talenti. Pra çfarë i duhet për të qenë i pëlqyeshëm nga audienca?

A.M. Për mua së pari është talenti, zëri, normalisht pas këtyre edhe pamja sepse është një plus për artistin por më e rëndësishmja është zëri dhe respekti qe ua jep atyre.

7. Sigurisht gjatë profesion njeriu ka përveç gjërave të bukura edhe vështirësi. Por, ju a mund të na thoni ç’ është më e bukura në profesionin tuaj si këngëtarë?

A.M. Më e bukura për mua është ai moment kur njerëzit ndahen të kënaqur me performancën time dhe fjalët e mira në fund nga ata.

8. Sigurisht keni edhe bashkëpunime me këngëtarë të tjerë. Me kënd bashkëpunoni më së shumti, dhe sa ju kanë ndihmuar këto bashkëpunime në karrierë?

A.M. Bashkëpunimi më i suksesshëm i imi ka qenë me Florin ku dhe është i vetmi bashkëpunim i këngës “Tekila”, ndërsa në karrierë më ka ndihmuar edhe kompozitori im Flor Mumajesi si në këngë e po ashtu edhe në shumë gjëra tjera.

9. Po të mos ishit bërë këngëtarë cili do të kishte qenë profesioni juaj?

A.M. Profesioni im jashtë muzikës do të ishte ekonomist ku dhe kam përfundua fakultetin në këtë drejtim.

10. Tashmë jemi në sezonin e verës dhe keni angazhime të shumta. Ku do të jetë Albatriti më së shumti këtë verë?

A.M. Në vende të ndryshme si në Kosovë, Shqipëri në Ulqin etj.

11. Planet tuaja më të afërta sa i përket muzikës?

A.M. Planet e mia më të afërta, do te sjellë një këngë të re bashkë me videoklip. Kënga titullohet “SA SA” nga Flori, brenda javës do të lansohet, ndërsa para pak ditësh doli dhe albumi im i ri live ku mund ta gjejnë kudo dhe gjithashtu në faqen time personale në facebook dhe ne youtube dhe shpresoj të ju pëlqejë të gjithëve.

12. Mesazhi juaj për lexuesit dhe adhuruesit e këngës tuaj?

A.M. Dua ti përshëndes të gjithë dhe të ju falënderohem nga zemra të gjithë fansave që më përkrahin vazhdimisht në projektet e mia dhe do të bëj të pamundurën që ti kënaq me këngë dhe projekte te mia. Ju dua dhe respekt!
(Dijana Gj. Dukaj/Malesijajone)

Albatriti “Bashkëpunimi Im Më I Suksesshëm Ishte Me Florin”