>
BIOSHQIP

Albërie Hadërgjonaj: Femrës I Ka Lezet Të Duket Bukur

03-02-2015
''Kot nuk i thonë vëj themele të forta kur ndërton një shtëpi, ashtu është edhe me fëmijët e në këtë rast me vajzat, edukata në rradhë të parë, kualifikimi e më pas të bën jeta të ndërtosh një gjë të bukur për veten dhe të tjerët'', kështu e fillon bisedën për Indeksonline, këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj e cila ka kohë që është larguar nga Shqipëria për të vazhduar jetën si një rezidente amerikane në Nju Jork.

Atje këndon dhe mban koncerte për shqiptarët si dhe menaxhon një karierë të suksesshme. Krahas kësaj, këngëtarja e njohur qëndron afër vajzës Anxhelinës e cila ndjek studimet për financë në një nga universitetet më prestigjioze atje.
Ka kohë që ke ikur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të na thuash arsyet e këtij largimi nga Shqipëria?

Po, tani jetoj në Nju Jork me vajzën time Anxhelinën, arsyeja që jam këtu është ajo, Anxhelina po ndjek fakultetin këtu dhe unë e kisha problem të lija vetëm pavarësisht se tani është e rritur. Bëj gabim ndoshta që i rri mbrapa sepse pavarësohet ngadalë, eh unë jam nënë tipike shqiptare, deri sa të vdesim jemi pas fëmijës, por unë kam një vajzë që i'a vlenë t'i rrish mbrapa, jam shumë krenare se si ajo po kualifikohet për financë dhe se sa shumë më don dhe respekton, kështu që i'a vlenë barra qiranë.

Për ju që po sfidoni këngëtaret e reja a është e vështirë menaxhimi i koncerteve të shumta dhe në çfarë harxhoni më shumë nga fitimet që merrni?

(Qesh). Faleminderit, jam akoma e re dhe njerëzit duhet të kuptojnë se artistët janë njerëz të zakonshëm në shpirt dhe besoj kjo më mban mirë, por nuk është e lehtë të menaxhosh punën time, por kohëve të fundit kam angazhuar një djal të aftë për këtë punë të cilin e vlerësoj në rradhë të parë si njeri e pastaj si menaxher, e përshëndes z. Pustina. Ah femrat, besoj të gjitha të njejtin problem e kan, shopping e lëre mos pyet, sigurisht që paranë e harxhoj për nevoja personale dhe ndihma për njerëzit e mi.



Shpesh jeni përfolur se po u bëni konkurrencë vajzave, çfarë ka më speciale Albëria dhe çfarë i ke mësuar vajzat për të qenë të pavarura në jetë?
Po vetëm vajzat nuk dua t'i sfidoj, flas për vajzat dhe mbesat e mia sepse i dua më shumë se gjithcka në botë, unë e dua artin e dua jetën dhe jam pozitive shumë, thjeshtë e dua Albërien dhe kujdesem për të, kur i ke këto të gjitha je aty ku duhet, një jetë e kemi e pse mos jemi pozitiv dhe të jetojmë bukur, e të dukemi bukur.

Në një intervistë ke deklaruar se akoma nuk je e gatshme për t'u bërë gjyshe, po a je e gatshme të sjellësh në jetë një fëmijë të tretë, ndoshta ndieni mungesën e një djali?

Po ka kohë ajo intervistë, tani dalë nga dalë duhet të pranoj (qesh), unë kampasur gjithmonë dëshirë që vajzat të mbarojnë studimet për së mbari dhe të jenë të gatshme të përballojnë jetën vet e pastaj vjen burri, unë në këtë rast jam mami me fat dhe krenare për Agnesën dhe Anxhelinën.

Ju ka ngelur peng që keni dy vajza e nuk ke djal, e keni dëshiruar gjithmonë një gjë të tillë?

Po ne shqiptarët e kemi këtë, gëzohemi më shumë për djem dhe nuk ju vëj faj për shumë arsye, vajza është më siklet për prindërit sepse gjithmonë është më e dobët si krijesë, fëmijë tjetër nuk planifikoj sepse vajzat u rritën dhe faleminderit Zotit i kemi për së mbari.



A keni menduar që të bëheni shtetase amerikane dhe mos ktheheni në Shqipëri?

Unë jam rezidente amerikane dhe shkoj e vi pa problem, jetës nuk i dihet sepse edhe këtu jemi shumë mirë, Shqipëria e Kosova janë në zemrë gjithmonë dhe kam shumë mall por akoma nuk kemi standardet si këtu për fat të keq.
Ndihem më e bukur dhe më e fortë se kurrë
Jam nëna më e lumtur në botë, vajzat janë motiv për të jetuar, jam me fat për djemt që kanë zgjedhur në krah

Të dy vajzat tua janë të dashuruara dhe kanë lidhje stabël, a jeni të kënaqura me përzgjedhjet e tyre?
Po, fatmirësisht të dyja janë në lidhje të gjata dhe kanë qenë me fat për djemt që kanë në krah, ato jetojnë dashuritë e tyre dhe ashtu ju shkoft gjithmonë.

Sa ju kanë përmbushur si nënë vajzat dhe a jeni të kënaqur me arritjet e tyre?

Unë vetëm Zotit i lutem të kenë jetën e gjatë me shëndet, jam mami më e lumtur në botë, ato janë arsyeja për gjithcka në këtë botë, jam me fat Blerand.



Po me çka ushqeheni kur dihet se vazhdimisht keni një trup të hedhur?

Tani kam filluar palestër intensive dhe ushqehem më shpesh por sigurisht shëndetshëm, ujë është gjithcka për të pasur trup dhe lëkurë të butë, 3 litër ujë në ditë.

Cila është dita juaj, kur fillon dhe kur mbaron ajo?

Asnjë ditë nuk ngjanë me tjetrën, një ditë është udhëtim, një ditë gjumë pas lodhjes që kam pasur një natë më parë duke kënduar, një ditë palestër, një ditë shopping e kështu me rradhë, por jam shumë aktive...

Dukeni mjaft elegante (mbretërore), është ky një virtyt i femrës moderne?

Unë besoj më shumë tek bukuria e brendëshme tek një femër, e ka bërë Zoti të bukur në detaj, pastaj dhe gjeni ka të bëj shumë, tani ndihem më e bukur dhe më e fortë se kurrë.

Si i vlerësoni sot femrat nga pamja e jashtme, apo nga pamja e brendshme (mendore-shpirtërore)?

Kemi fatin e madh të jemi të informuara mbi gjithcka që duhet të dimë të dukemi bukur, të vishemi bukur etj, nuk është e thënë të shpenzojmë shumë, thjeshtë të informohemi dhe kujdesemi për veten, gjithcka që të dukemi bukur sic i ka lezet një femre.
(Indeksonline)

Albërie Hadërgjonaj: Femrës I Ka Lezet Të Duket Bukur