Add Lyrics
  Add Poems
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
  • teksteshqip.com

Alberie Hadergjonaj - New York

Song Lyrics:

Do të rri në New York edhe një dimër
Do të shoh si bie borë mbi flokët e mia
Do të bindem i ndan a i lidh brigjet Brooklyn Bridge
Do të provoj si e dogji Seremben vetmia ...

Do të bredh rrugëve të Bronxit edhe një dimër
Do t'gjezdis mbrëmjeve në Parkun Botanik
Do të shoh si vyshket bari e zverdhen gjethet
Do të ndjej ndeshjen e valëve në Atlantik

(refren)

Do të rri në New York edhe një dimër -
Kështu thonë të gjithë ata që erdhën prej andej
Ata nuk gënjejnë se dimrat shkojnë e vijnë -
Shpirti shkon në Atdhe, por kockat mbesin këndej

(2 herë)

Do t`provoj ç'do të thotë larg sysh - larg zemrës
Do të mas ç'janë largësitë me milje nautike
Do të studioj artin e baladave të kurbetit
Do të gjej rrënjën katrore të urrejtjes ballkanike

(Refreni)

Do të rri në New York edhe një dimër

We added a new section Albanian Chords. Please help us with this song's chords. Thanks for your time!


(Optional)


(Optional)








teksteshqip.com © 2007 - 2019