>
LETERSISHQIP

Mos U Kap Me Shtetin

Mos u kap me shtetin
se shteti është mbret,
Kur të doj të blen
e kur të doj të shet,

Shteti të sjellë vërdallë
Ku të doj e çon topin,
Se nuk ka veç gurin
Por ka edhe shkopin!,

Për shtetin s'je as'gjë
Veç'se një tufë "morrash",
Sidomos
Atëherë kur shteti drejtohet
Nga një grumbull horrash,

Është shumë e vështirë
Me shtetin për tu përballur,
Se të rras në burg për qef
Kot duke u tallur,

Se ti je i dobët
E shteti ka fuqi,
I ndryshon ligjet si të dojë
Sikur bën magji!,

Prandaj mos u mërr
Me gjëra ilegale,
Në qoftë se do me shtetin
Të kesh një jetë normale,

Kjo dynja e dim
është goxha e vjetër,
Ikën njëri hajdut
E vjenë hajduti tjetër

Prandaj të rrimë shtrembër
E të flasim drejtë,
Kur njerëzit i lenë udhëzimet e Zotit
Ju vjenë udhëheqësi i padrejtë.

18/7/2020