>
LETERSISHQIP

Jeta Plotë Me Halle

Jeta po na ikën
E gjë në dritë spo qesim,
S'dimë a të jetojmë
A më mirë të vdesim?

Hallet na rrethojnë
Detyrimet presin,
Duke qeshur qajmë
E duke qarë qeshim!,

Jeta plotë me halle
Fusha e beteja,
Sa mbyll një problem
Dalin shumë të reja!,

Hallet, na kanë marrë timonin!"
E dot s'po i kapim,
Të vështira rrugët e jetës
Drejtim dot s'po i japim!,

Të Padrejtët po na shpojnë
Vazhdimisht si sfurg,
Detyrohesh për me vra...
E me hy në burg,

Veç një zgjidhje na ka ngel
Për me i dhënë drejtimin,
Lusim Zotin e Madh të na ruajë
Mos me e humb durimin,

Tek Ai mbështetemi
Dhe shpresat i kemi,
Të na ruajë nga ç'do e keqe
Dhe të mbesim po këta që jemi,

Jeta do të marrë fund një ditë
Si herët a vonë,
Shpresojmë të jemi nga ata:
Që Zoti i do, kur Ai i Sprovon.
3/2/2021