Tema: Poezi Për Jetën


Mos U Mërzit Nga Fjalët E Njerëzve

(Mos u mërzit nga fjalët e njerëzve)

Mos u mërzit nga fjalët e njerëzve
se ata cka thonë,
Ngase fjalët janë vetëm fjalë
Dhe fjalë ngelen përgjithmonë,

Mos u mërzit edhe nëse
fjalet e tyre te trokasin deri tek dera,
Ngase fjalet jane si gjethet
e rëna poshte nje peme
Qe herët a vone do ti marrë era,

Karakterin e mirë bëje kripë
Që asnjëherë mos të të shuhet etja!,
Edhepse të tjerët vazhdojnë të flasin
Ti vazhdon të jesh vetvetja.

Injoranti veç lodhet
Si puna e Qeve,
Dhe mos harro se:
E lehura e qenve
Nuk ju bën dëm Reve!.

Alberim Stojani.
2018.

- Poezi nga Albërim Stojani


- U dërgua nga AlberimStojani -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0