>
LETERSISHQIP

Heshtja E Gjergjit

I ngrirë në gurë
Krenarë qëndron
Nuk thotë gjë,
..veçse egër vështron

Egër vështron,
Po pse
Pse o zot ?
Heshtje dëgjon

500 mote...
plotë 500 vjet
Pse kështu përfunduam
...se dimë as vet

E zeza u zbardh
E bardha u nxi
Miu u bë luan
...e luani
...mijë

Deti u bë lum
Zjarri u bë ujë
Jeta u bë vdekje
.. vdekja u bë gjumë

Të zinjtë janë të mirë..
..të bardhet janë të këqij

Mali shkëmb u bë
E shkëmbi u bë mal
I riu vdiq
plaku u ringjall!!!

Jeta u bë vdekje
e vdekja u bë jetë

Po pse kështu
Pse..
..ooo të shkretë.

Lufta u bë paqe,
errësira u bë dritë

Po errësirën duam
po po!
E duam!
Nuk duam dritë..

(ooh, harruam,
..ne jemi të bijtë)

Gurin e pështyjnë,
pështymën e lëpijnë

minjtë po i vërsulen,
rëndë e shikojnë
Gjergji mbeti tmerr
tmerr përgjithmonë

tmerr i madh për ta
hija e rëndë e tije...

I tërbuar shikon
sytë ju bënë flakë
Kali niset vrap
Dorën e fuqishme
me shpatë në qiell e matë
të turret provon
si turqit ti përgjakë..

Kali seç u ndal,
dora seç ju ngri
...qenkam prej guri
harrova që s’jam njeri...

Edhe kështu qëndron
qëndron plot egërsi
tmerr sot si gurë,
tmerr edhe si njeri.

shpata e tij i pret
..herët apo vonë.

DËRGOI:
Më shumë nga Albert Bikaj