Albert Zholi
Albert Zholi
Albert Zholi
  • Vendlindja:
  • Tiranë
  • Jeton në
  • Shqipëri
  • Mosha:
  • 63 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 16 Dhjetor 1960
  • Horoskopi:
  • ♐ Shigjetari
{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}


Albert Zholi është poet i njohur. Albert Z. Zholi (shkrimtar-publicist, lindur me 16 dhjetor 1960). Autor i 22 librave... Ka zhvilluar mbi 4 800 intervista me personalitete të artit, shkencës, kulturës, politikës. Ka bashkëpunuar me 33 gazeta dhe revista brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ka redaktuar 302 libra artisitk, publicistik, tregime dhe me poezi..Në vitin 1995 ishte iniciator dhe Kryetar i parë i Shoqatës së parë shqiptare "Vëllazërimi" në Athinë, mik i arvanitasit të shuqar Aristidh Kola në shtepinë botuese të të cilit "Thamiras" ka botuar librin e parë "Ikja e madhe" të ribotuar 4 herë. "Publicisti, shkrimtari, kritiku letrar, Albert Zholi është njëri ndër krijuesit më aktivë dhe më i gjithanshëm në krijimtarinë e tij të pasur e tejet të begatshme. Roli i tij në pasurimin e publicistikës shqiptare në përgjithësi, është shumë domethënës, në radhë të parë për temat e shumta dhe të ndryshme që ka trajtuar dhe trajton me një diskurs të shkëlqyer letrar e artistik, gjuhë të pasur dhe tejet komunikuese me lexuesin, hulumtues i talenteve, intervistues ndër më të zellshmit, prezantues i temave të shumta dhe të ndryshme të jetës kulturore, përgjithësisht një krijues aktiv shumëdimensional"-.Reshat Arbana

Veprimtaria publicistiko - letrare e Albert Zholit:
-1990-Bashkëpunëtor i revistës “Hosteni”, “Saranda”.”Joni” -
1993-2007- Bashkëpunëtor i gazetës “Drita”
-1993-2009 - Bashkëpunëtor i gazetës “Intervista” (2002 dhe “Intervista e Emigrantit) -
1994- Bashkëpunëtor i gazetës “Java”, “Labëria”, “Pasqyra”, “Egnatia” (Greqi) -
1997- Editor në stafin e gazetës “Vllazërimi” (Greqi)
-1999-2001 - Bashkëpunëtori gazetës “Shekulli”
-2001-2002; Kryeredaktor i gazetës “Emigranti shqiptar”, “Mërgimtari” (mujore e pavarur) -
2002-Drejtor i Institutit Kerkimor Shqiptar për Emigracionin (OJF)
-2002 –2013- opinionist për problemet e emigracionit në gazetat “Pasqyra”, “Ballkan”, “Dita”, “Ekonomia”, “Sot”, “Koha Jonë”, “Shekulli”, “Tirana Observër”, “Ndryshe”, “Republika”, “Telegraf”,.
-2001 –2011- Bashkëpunëtor i Radio Tirana në kanalin e parë dhe të tretë për problemet e emigracionit. Rubrika “Emigracioni shqiptar”.
-2004 -Drejtor i menaxhimit i spektaklit “Yjet në Folkunivers” TVSH
-2004- 08 -Sekretar per shtypin dhe anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve.
-2006-2007 ideues dhe bashkëdrejtues në TVSH në emisionin “Emigracioni dhe Koha”
- 2006-08- Drejtor-Kryeredaktor i gazetës së përditshme të pavarur “Ndryshe”
-2007-Kryeredaktor i revistës “Intergrim” (6 mujore)
- 2008-vazhdim… Redaktor kulture, dhe dosier gazeta “Telegraf”
-2008-Kryeredaktor i gazetës Iliria News –Greqi (javore)
-2008-Kryeredaktor i gazetës “Labëria”-vazhdim
-2012-Kryeredaktor i revistës mujore “Bota Femërore”
-2014-2019 Gazetar Revista “Mbrojtja” dhe gazeta “Ushtria”
-2018-Kryeredaktor (Vazhdim) i gazetës Poltologjia
-2019 -Kryeredaktor i emisionit Puppet Chanel

Botime:
1-Ikja e madhe (Publicistikë)
2-Vite emigracioni-tregime
3-Endrrat e mërgimit-publicistikë
4-Kush e “vrau” Amerikën-publicistikë
5-Vajza misterioze-tregime
6-Yjet në Folk Univers-publicistiko letrar
7-Iraku midis Babilonisë dhe qytetërimit - (publicistikë)
8-Hiret e një bjondine-tregime
9-I fundit i komunizmit utopik-publicistikë
10-Me zemër pranë Shqipërisë- publicistikë
11-Luftar Paja, aktor i madh komik (Monografi)
12-Sekretet e ish gazetarëve të RTSH
13-Kush e vrau dashurinë-roman
14-Sekretet e ish gazetarëve të RTSH-vëll II
15-Kiço Mustaqi Ministri i Mbrojtjes midis dy sistemeve-monografi
16-Mesazhe dashurie (publicitiko-letrar)
17-Një ditë për dashurinë (publicistiko-letrar)
18-Puthje dashurie (publicistiko-letrar)
19-Hase Manaj, në udhët e jetës (Monografi)
20-Kujtim Gjonaj dhe magjia e filmit (Monografi)
21-Reshat Arbana "Artist i Popullit"-monografi
22- Anita Bitri - Nje meteor ne qiellin e kenges shqiptare-Monografi

» Dërgo Korrigjime »

» Poezitë »




Lajme Showbiz:

Më shumë artikuj nga Albert Zholi »

Komente 24