>
LETERSISHQIP

Shkolla Fillore

Shkolla fillore nuk është hajgare
Edhe pse është shkollë kryesisht pa pare,
Shumë pyetje ti bën kur je në këtë shkollë
Abc-ja jote të bën mendjehollë.

Mbledhjen edhe zbritjen ta kesh me merak,
Prodhimin e numrave duhet ta kesh n’gjak.
Pak edhe pjesëtimin domosdo e mëson
Dhe rrënjën katrore e nxjerr me digitron.

Për lëndët shoqërore nuk ka kurrë pushim
Për to ti mëson mëson edhe n’kampfushim
Janë pak stresuese, befasuese, relaxuese,
Por në fund të fundit ti do jesh fituese.

Më shumë nga Alberta Lama