>
BIOSHQIP
Biografia
Një djalosh i ri, i gjatë, i bukur dhe shumë i talentuar. Përplot jetë, dëshira dhe plane për një të ardhme të suksesshme në lëminë e artit të këndimit, është Albert Popaj, i njohur mjaft kohëve të fundit në estradën kosovare. Ai e don shumë muzikën, e don këngën por edhe vallëzimin dhe kur të gjitha këto kombinohen, bëhet një kompleks interesant që e mundëson artistin ta shpreh botën e vet artistike. Pa përtesë iu përgjegj intervistës sonë duke na mundësuar të njihemi më gjërë me jetën dhe fillimet e tij në botën e muzikës. U fut në botën e muzikës nga dëshira e flaktë për tu bërë këngëtar. Hapat e parë në muzikë Alberti i bëri si 13 vjeçar në ansamblin e muzikës folklorike "Rozafati". Fillimisht talentin e vet e shprehu si valltar në këtë ansambël për të nisur një vit më pas edhe si këngëtar. Paraqitjen e tij të parë si këngëtar Alberti e bëri në një koncert në Miçigen te SHBA-ve. Në ansamblin "Rozafati" vazhdon të këndojë deri në moshën njëzetvjeçare duke u paraqitur nëpër koncerte festive dhe mbrëmje shoqërore të organizuara në vende të ndryshme të Amerikës. Për një kohë Alberti vendos të studioj por asnjëherë nuk e lë muzikën anash. Ai tash si një njeri më i pjekur, jo më si adoleshent paraqitet me një imazh të ri, jo më si këngëtar i muzikës folklorike por i asaj argëtuese. Këtë kalim Alberti e shpreh si një ndryshim për tu njohur më shumë me muzikën argëtuese e poashtu për të treguar talentin e tij edhe në këtë stil të muzikës. Që nga korriku i vitit 2004, ai u angazhua në përgatitjen e këngëve për albumin e tij të parë për të cilën siç thotë Alberti i është dashur mund i madh por kur punon me kënaqësi njeriut i shpaguhet mundi. Mesazhet e këngëve nga albumi janë kryesisht dashuria dhe problemet e jetës. "Duke u nisur se jam i ri dhe dashuria është një pjesë e jetës sime atëherë këngët e mia ia kushtoj kryesisht dashurisë", thotë Alberti duke buzëqeshur. Kompozitorët e këngëve të albumit janë Alfred Popaj (vëllau i Albertit), Florent Boshnjaku, Ilir Berani e të tjerë ndërsa për tekste janë përkujdesur kryesisht Memli Krasniqi, Naime Beqiraj dhe Avni Çaili. Albertit i pëqen ti këndoj të gjitha këngët nga albumi i tij mirëpo ai e veçon paksa më shumë këngën "Shkruaj në email-in tim" një këngë e komponuar nga Ilir Berani. Këtë këngë ai e këndon me shumë emocione pasi e ndien më afër zemrës. "Për ne këngë- tarët baladat janë si një ëmbëlsirë pasi që aty mund të shprehim veten më shumë", shpjegon për lexuesit tanë Alberti. Përveq që merret me muzikë, Alberti punon si ndihmës drejtori për administrimin e sistemeve në një bankë në New York. Në mbrëmje zakonisht del me shoqëri në kinema dhe diskoteka mirëpo mirret edhe me aktivitete sportive siç është bodybuilding-i. Edhepse tani më i njohur si një yll i ri muzikor në skenën muzikore kosovare, Alberti është shumë modest, fama nuk e ka ndryshuar fare. Ai e urren mendjemadhsinë, sipas tij dëshira të mbërrish në jetë e influencon dhe e bën të provon të arrijë edhe më tej suksese. Ai tanimë ka filluar të planifikojë inçizimin e albumit të dytë ku është në përgaditje të këngëve ndërsa për të gjithë adhuruesit e tij dalja e këtij albumi ende është sekret. Në fund Alberti me një besim të thellë tek të rinjtë kosovarë i përshëndet ata dhe i porositë që të jenë sa më të guximshëm, të jenë sa më ambicioz dhe nëse hasin në pengesa, të mos kthehen prapa por të vazhdojnë me të njejtin entuziazëm pasi që pengesat janë përditshmëri, nëse njeriu me të vërtetë don t'ia arrijë qëllimit, ai edhe e arrin atë.

PASAPORTA:
Gjatësia: 188 cm
Pesha: 89 kg
Ngjyra e syve: e gjelbërt
Ngjyra e flokëve: Kafe e mbyllur
Ushqimi i preferuar: Pica
Muzika e preferuar: Argëtuese, pop
Këngëtari/ja i/e preferuar: Justin Timberlake, Madona
Filmi i preferuar: Alladini - film vizatimor
Aktori/ja i/e preferuar: Collin Farel, Nicole Kidman
Vendi i preferuar për dalje: Kinemaja
Pija e preferuar: Uji, çaji
Ngjyra e preferuar: E kaltërta dhe e kuqja
Talenti sekret: Shkrimi i poezive dhe i tregimeve.
Sportisti i preferuar: Michael Jordan
Hobi: Vallëzimi latin
Moto e juaj: Mendo sikur do të jetosh gjatë, jeto sikur të dish se nesër do të jetë dita jote e fundit.
Stili i veshjes: I kombinuar sportiv dhe serioz.
Menagjeri: Ziko
Kompania inçizuese: Ziko Company
Shpërblimet e fituara: Çmimin e internetit në "Zhurma Show 2004"

Në vitin 2004, Alberti publikon albumin "Me Trego".

Në Qershor 2005, Alberti merr pjesë në VFM 2005 me këngën "Më Trego".

Në Dhjetor 2004, Alberti merr pjesë në Zhurma Show 2004 me këngën "Më Trego".

Në Prill 2006, Albert Popaj merr pjesë në Top Fest 3 me këngën "Po Te Lus".

Në Qershor 2006, Alberti merr pjesë në VFM 2006 me këngën "Shkruaj Nè E-Mailin Tim".

Në Qershor 2006, Alberti merr pjesë në VFM 2006 me këngën "Te Du, S'te Du".