>
LETERSISHQIP

Poeti I Kryqëzuar

Unë edhe penda u lindëm të dënuar prej fatit
Fajtorët më kryqëzuan në Sheshin e Poezisë
Me gozhdët metaforë nën shiun e mëkatit
U laga, u gjakosa, peshqesh prej Perëndisë.

Kur t'mi hiqni gozhdët, ah, gjakun mos ma lani
Me të sërish do shkruaj edhe do përmallem
Mbi vargun lënë përgjys, me dënesë do qani
Do mbij ku derdhen lotët edhe do Ringjallem.
21 Qershor 2016