Albi Lushi Poezi
Albi Lushi

Pak Verë Të Vjetër

Zonjëz të lutem më mbush një verë
Një gjysëm gote e kam tamam
Ta rrotulloj me të këndshmen erë
Të rrjedhë si musht a si balsam.

Ti vijë përqark e rrotull gotës
Si kali në lëmë që s'ka të ndalë
Të le ca gjurmë si re' rreth botës
Ti merren mendtë të mjerit kalë.

E të fluturoj në një qiell tjetër
E midis yjeve pa fjalë të rri
" Të lutem zonjë,-pak verë të vjetër
Ti falem djajve sa herë që pi.

2 Maj 2016

- Poezi nga Albi Lushi



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0