>
LETERSISHQIP

Eros

Shkoi të flejë e gjysëmzhveshur
Te ndjellte aroma e brishtësisë
Hormone afshesh duke u përleshur
Nën te tejdukshmen këmishë.

Lëshonte petale kënaqësie
Rënkim I mbytur, shthurje e marrë
Oh, ç'mekat pastaj të flije
Vetëm me shtratin dëshmitar.